
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ishte i ftuar i sotëm në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, i cili i komentoi ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
Qalaj komentoi edhe librin në të cilin ka një artikull ku flitet për UÇK-në si organizatë terroriste të cilën e ka shkruar Jana Arsovska, por Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha është bashkëautorë i cili ka një artikull tjetër të shkruar në atë libër. Vlen të theksohet se, artikulli për të cilin ka shkruar Basha në atë libër, ka të bëjë me fenë islame dhe kundër saj, por që nuk ka të bëjë me atë se çka është thënë për UÇK-në, shkruan Gazeta 10.
Qalaj tha se për të ishte e pafalshme kërkimfalja e Bashës, i cili kërkoi falje gjatë një seance të Kuvendit.
“Për mua është e pafalshme. Ka situata kur ti e merr një vendim aty për aty dhe mund të gabosh, por ky hulumtim, ky dokument nuk është që është bërë rastësisht, është bërë për një kohë periudhash. Është bërë hulumtim, janë bë pyetje, janë bë përgjigjje ka qenë çështje studimi, dhe mendoj që është në rregull që ka kërkuar falje. E kam parë mënyrën se si është arsyetuar, por kur flasim për UÇK-në dhe vlerat tona besoj që falja nuk është e mjaftueshme”, tha Qalaj./Gazeta10