
Sipas raportit 24 orësh policor, ka vdekur një person në një aksident rrugor në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se viktima ka qenë këmbësore femër kosovare, pasi është goditur me vetur ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbjatje.
“Korroticë e Lartë, 15.10.2022-17:10. Në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasoj e njëjta ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.