Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​‘Gati për t’u lëshuar në hapësirë’, Rama publikon fotot e satelitëve që do të monitorojnë Shqipërinë

Gazeta10
16 October 2022 - 11:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi, përmes së cilës njoftoi se satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për t’u lëshuar në hapësirë, transmeton Gazeta10.

“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2.”

Ai shkruan se dy dytë superteknologjikë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruan mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

📡 GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë javën e parë të dhjetorit, nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1🇦🇱dhe ALBANIA2🇦🇱🛰 Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë😍 #RevolucioniDigjital👨‍💻📲 #ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱 #SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️“./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.