Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arsenijeviq: Putin i pafuqishëm, nuk mund të dërgojë më as dy litra karburant në Serbi

Gazeta10
16 October 2022 - 15:01

Lideri i Iniciativës Qytetare ‘Mbijetesa serbe’ në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviq, nuk beson se lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë do të ndikojë në destabilizim të Ballkanit, pasi konsideron se “presidenti rus, Vladimir Putin nuk mund të dërgojë më as dy litra karburant në Serbi”, transmeton Gazeta10.

Arsenijeviq gjatë një interviste për KosovaPress, ka folur edhe për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të cilën e ka quajtur të pasinqertë dhe me plot gënjeshtra, sidomos ndaj serbëve të Kosovës.

“Unë mendoj se politika të cilën po e udhëheqë Aleksandar Vuçiq fare nuk është e sinqertë dhe as reale, para së gjithash ndaj neve serbëve këtu, prandaj kemi veprime të tilla të panikut tek qytetarët, përkatësisht lëkundje të madhe të ndërgjegjësimit, gënjeshtrat që pas dhjetë vitesh ndaj qytetarëve në Kosovë, duke filluar nga fitorja 5:0 dhe deri tek të gjitha të tjerat, ndërsa tash në fund shohim se arrijnë dokumente dhe kjo do të thotë bukfalisht se i ka ardhur fatura në kafene për të gjitha ato që ka ngrënë në Bruksel përgjatë këtyre dhjetë viteve. Ne nuk jemi ithtarë dhe mbështetës të marrëveshjeve të Brukselit sepse e para nuk janë transparente, e dyta, asnjë qytetar nuk është i udhëzuar në këto marrëveshje, kështu që çdo marrëveshje e Brukselit përveç propagandës e cila deri tash ishte prezente përmes Listës serbe në Kosovë, çdo shkronjë rreth këtyre marrëveshjeve, na ka lënë gjurmë pas shpinës. Sa i përket qeverisë Kurti, ai ka një qëndrim të fortë nacionalist”, tha ai për KosovaPress./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.