Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Idrizi shpërfaq parkingun e ri nëntokësor në Vushtrri: I ka gjithsej 105 vendparkingje me teknologjinë më të fundit

Gazeta10
01 October 2025 - 21:48

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar për përfundimin e parkingut të ri nëntokësor në qendër të qytetit, një projekt modern që pritet të lehtësojë dukshëm problemet me komunikacionin dhe mungesën e hapësirave të parkimit.

“Është komplet i digjitalizuar, ka sistemin e zjarrfikjes automatik, ka sistemin e ventilimit. Ka gjithsej 105 vendparkingje. Është llogaritë diku 15 mijë deri në 20 mijë euro brenda një muaji për shkak se është në qendër të qytetit dhe ka frekuentim të madh”, tha Idrizi.

Sipas tij, ky projekt përveç se do të sjellë kushte më të mira për qytetarët, pritet të gjenerojë edhe të ardhura të qëndrueshme për komunën, duke u bërë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit.

Parkingun nëntokësor, komuna e sheh si një hap drejt modernizimit të qendrës urbane dhe rritjes së cilësisë së jetës për banorët e Vushtrrisë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.