Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

U lëndua ndaj Cityt, Jota humbet kampionatin botëror “Katar 2022”

Gazeta10
18 October 2022 - 14:06

Liverpooli arriti një fitore të madhe përballë Cityt në fundjavë, mirëpo duket se kjo fitore do ti kushtoj skuadrës angleze dhe sulmuesit portugez Diogo Jotas i cili u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes.

Mediat portgueze shkruajn se ky dëmtim do ti pamundësojë 25-vjeçarit pjeasmarrjen në Botërorin Katar 2022, kompeticion që fillon në 20 nëntor dhe përfundon në 18 dhjetor.

Një lajm i keq për trajnerin Fernando Santos, i cili do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit në Kupën e Botës, pasi atij do i duhet të qëndrojë jashtë fushave më shumë se një muaj.

Dëmtimet në këtë fazë të sezonit po kthehen në një problem të madh për futbollistët dhe trajnerët. Kupa e Botës është afër dhe lojtarët nuk kanë shumë kohë në dispozicion për t’u rikuperuar dhe për të gjetur formën e mirë fizike, pavarësisht dëshirës së tyre të madhe për të mos munguar në Katar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.