
Inxhinieri mekanik Ashok Aliseril Thamarakshan, në Mbretërinë e Bashkuar ka ndërtuar airoplanin e tij privat për të të realizuar udhëtimet e tij së bashku me familje, transmeton Gazeta10.
Siç raporton CNN, gjatë krijimit të avionit i cili ka një gjatësi rreth 7 metrash, puna e Aliseril u mbikqyr në çdo hap nga Autoriteti i Avionëve të Lehtë, një organ përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar që mbikëqyr ndërtimin dhe mirëmbajtjen e avionëve të ndërtuar në shtëpi.
Aliseri, thotë se kolegët e tij disa prej të cilëve kishin përvojë në ndërtimin e avionëve, fillimisht u ofruan për të ndihmuar në punën e tij. Por kufizimet e shkaktuara nga pandemia Covid-19, e cila ishte përhapur në të gjithë botën e bënë të pamundur.
Për të realizuar ëndrrën e tij të ndërtimit të avionit, Aliseril ndau një strehë të vogël në kopshtin e tij të pasëm ku planifikoi fazat e ndryshme të projektit.
Pasi u ndërtuan shumica e komponentëve dhe ishte koha për të bashkuar avionin, Aliseril zhvendosi gjithçka nga shtëpia e tij në një hangar afër Kembrixhit për montimin përfundimtar dhe përshtatjen e motorit. Avioni kaloi inspektimin e tij përfundimtar disa muaj më vonë.
Autoriteti i Avionëve të Lehtë përfundoi testimin e avionit të Aliserilit me rreth 12 inspektime në total duke i dhënë leje për fluturim.

Aliserli, deri më tani ka kryer disa vizita turisitke me avionin të cilin po e drejtonte vetë, kështu duke shkuarë në Republikën Çeke, Austri dhe Gjermani.
Por, ai gjithsesi thekson se është ende një pilot relativisht i ri dhe se besimi i tij po rritet me çdo fluturim./Gazeta10