
Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit duhet të zbatohet menjëherë, raporton Gazeta10.
Mijatoviq ka thënë se shumë pengesa për kthimet e qëndrueshem po mbeten në fuqi.
“Shumë pengesa për kthimet e qëndrueshme mbeten në fuqi dhe duhet të adresohen, veçanërisht në lidhje me trajtimin e krimeve që minojnë ndjenjën e sigurisë së të kthyerve potencialë dhe pengesat për gëzimin e të drejtave pronësore, pavarësisht përmirësimeve në kuadrin ligjor”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka thënë se mungesa e zbatimit sa i takon respektimit të vendimit për Manastirin e Deçanit po shtron pyetje të rëndësishme sa i takon sundimit të ligjit.
“Mungesa e vazhdueshme e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit shtron pyetje të rëndësishme sa i përket respektimit të sundimit të ligjit. Duhet të zbatohet sa më shpejt”, ka theksuar ajo. / Gazeta10