Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Profesori britanik, gazetarit serb: UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë

Gazeta10
03 Nëntor 2025 - 16:44

Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, ka folur për periudhën e luftës në Kosovë.

Në një pyetje të gazetarit serb, i cili iu referua UÇK-së si “terroriste”, britaniku ritheksoi:

“Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e SHBA-ve?”, e pyeti gazetari serb.

“Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri”, iu përgjigj Pettifer.

“Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, theksoi ai në intervistën për RTS-në

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.