Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër

Gazeta10
03 Nëntor 2025 - 17:59

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e quajti “intruzion” plagosjen dhe rrëmbimin e një qytetari serb në Leposaviq nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

“Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion! • Ky është testimi i radhës që Serbia ia bën Kosovës dhe xhandarët serbë dolën pa therrë në këmbë! Sërish dhe sërish, po dëshmohet se siguria kufitare me Serbinë jo vetëm që është sfidë, por mbetet e cenueshme saherë t’i teket Serbisë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ramadani thotë se këtë NATO duhet ta evidentojë dhe ta dënojë ashpër.

“Policia e Kosovës njoftoi me detaje se si xhandarët serb hynë në Kosovë, rrëmbyen një qytetar tonin të plagosur dhe e dërguar deri në Nish (duke kaluar disa vendbanime andej!) për trajtimin mjekësor. Intruzioni (shkelje e sovranitetit, hyrje e paligjshme nga shteti tjetër, ndërhyrje e paligjshme) duhet të evidohet edhe nga NATO dhe të dënohet ashpër!”, shkroi ai.

“Serbia po teston gatishmërinë e Kosovës në sigurinë kufitare. Dhe, këtë radhë, rrëmbeu një qytetar tonin dhe e dërgoi ku deshi. Pa therë në këmbë për xhandarët serbë! Fatkeqësisht!”, shtoi Ramadani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.