Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentim vrasje në Gjakovë, plagoset një shtetas i huaj

Gazeta10
05 November 2025 - 9:12

Një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti ishte plagosur nga një mjet i mprehtë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është trajtuar në QKMF në Gjakovë teksa me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është nën hetime.

“NN.04.11.2025-19:57. Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaPress.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.