Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla ia kujton Këshillit të Sigurimit deklaratën e Vuçiqit: “Për një serb të vrarë, do t’i vrasim 100 myslimanë”

Gazeta10
18 October 2022 - 22:50

Gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla adresoi kritika ndaj Serbisë dhe presidentit Vuçiq, duke përmendur faktin e reagimeve të tij pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e Kosovës për letërnjoftime dhe çështjen e targave., raporton Gazeta10.

“Më 2011, Serbia është pajtuar për lirinë e qarkullimit, por ajo e vazhdoi edhe për 10 vjet, duke mos i njohur dokumentet tona dhe na detyroi për ta marrë vendimin e reciprocitetit. Ky nuk ishte agresion”.

“Kur Kosova tregoi që do të fillojë reciprocitetin me Serbinë për letërnjoftime, Vuçiq kërcënoi me dhunë. Kërcënimi për stabilitet erdhi nga njëra anë, pra nga Serbia. Kosova vetëm ka insistuar që Serbia t’i qëndrojë marrëveshjes që e ka nënshkruar. Kosova nuk e ka kërcënuar askënd”.

Ministrja Gërvalla po ashtu e përmendi faktin se Vuçiq ishte ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviqit gjatë gjenocidit serb në Kosovë dhe se për këtë ai nuk ka kërkuar falje asnjëherë dhe vetëm ka vazhduar t’i përkrahë krimet serbe.

Ajo po ashtu kujtoi fjalë për fjalë edhe deklaratën e famshme të tashmë presidentit serb gjatë vitit 1995, ku në parlament kishte thënë se “për secilin serb të vrarë, ne do t’i vrasim 100 myslimanë”.

“Ky është kërcënim ndaj paqes”, theksoi mes tjerash Gervalla./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.