
Ka përfunduar Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është prezantuar raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, raporton Gazeta10.
Gjatë kësaj seance folën përfaqësues të shteteve të Rusisë, Serbisë, Kosovës, ku temë shumë e diskutuar ishte dialogu Kosovë-Serbi, më saktësisht kërkesa e Kosovës për njohje reciproke.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, prezantoi qëndrimet e Republikës së Kosovës ku theksoi njëherësh edhe veprimet e kaluara të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq./Gazeta10.