
Më shumë se gjysma e votuesve me të drejtë vote para një muaji, votojnë sërish sot në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
Një milion e 316 mijë e 672 votues në 18 komuna, nga mbi dy milionë sa kishin të drejtë vote në të gjithë vendin sot votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre. Ky numër i votuesve është i shpërndarë në 507 Qendra të Votimit, me gjithsej 1.628 vendvotime, të cilat hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në 19:00.
Balotazhi për kryetarë të komunave do të mbahet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Të gjitha zhvillimet rreth votimit të dytë në zgjedhjet lokale, mund t’i gjeni në mbulimin special të Kanal 10 dhe në portalin Gazeta10.