
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.73 euro, raporton Gazeta10.
Me tavanin e ri të çmimeve i bie se ka shtrenjtim prej 1 centësh për naftë, derisa vlera e benzinës dhe gazit ka mbetur e pandryshuar.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 dhe janë valide për 24-orëshin e ardhshëm.
Vlera e naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, duke u rritur dita-ditës./Gazeta10
