Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Paralajmërohet protestë e profesorëve në Shqipëri

Gazeta10
19 October 2022 - 11:13

Sindikata e Pedagogëve të Shqipërisë ka paralajmëruar se me 20 tetor do të organizohet një protestë kombëtare, e cila nënkupton edhe bojkot të plotë.

Duke paralajmëruar bojkotin e plotë, kreu i sinditakës Sandër Kovaçi tha se vetëm qendresa e uniteti i pedagogëve do ta bëjë të arritshëm qëllimin e tyre, shkruan Abc News al, raporton Gazeta10.

“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë.” u shpreh Kovaçi.

Kjo nuk do të jetë protesta e parë që pedagogët shqiptar do ta mbajnë, pasi që një të tillë ata zhvilluan me 15 shtator dhe 5 tetor të këtij viti.

Profesorët e Universiteteve të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës për të pezulluar procesin mësimor, ata po kërkojnë që pagat të rriten për 50 për qind, duke këmbëngulur që këtë vit të aplikohet një rritje prej 30 për qind dhe në 2023, pagat të rriten për 20 për qind.

Në mbrojtje të tyre madje ditë më parë ka dalur edhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili deklaroi se e mbështet grevën e profesorëve duke thënë se profesorët e Kosovës paguhen dy herë më shumë se sa ata të Shqipërisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.