Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Escobar në Prime Time: Unë nuk i takoj njerëzit e Listës së Zezë 

Gazeta10
19 October 2022 - 20:46

Gabriel Escobar – I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ka folur për listën e të sanksionuarve nga Thesari i ShBA-ve, e që pjesë e saj është edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiqiq. 

Ecobar në Kanal10, ka deklaruar se nuk takon askënd që është pjesë e asaj liste, raporton Gazeta10.

Shikoni, ka arsye pse njerëzit përfundojnë në atë listë. Dhe, ky nuk është vendim politik, por është një vendim i disa agjencive financiare, institucionale dhe politike se kush përfundon në listë. Pozicioni ynë është që për njerëzit që përfundojnë në këtë listë, qeveritë dhe institucionet duhet ta marrin këtë seriozisht. Unë nuk takoj askënd që është në listë, as nuk pres që t’i takoj dhe mendoj se njerëzit e tillë duhet të trajtohen përkitazi.”, ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.