Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pjesa e parë: Liverpooli në epërsi, Chelsean luan baras me Brentfordin

Gazeta10
19 October 2022 - 21:28

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea po barazon pa gola me skuadrën e Brentfordit.

Ndërkaq, në stadiumin “Anfield Road” nuk është situatë e njëjtë, pasi që Liverpooli gjendet në epërsi minimale prej 1:0 kundër West Ham United.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Newcastle United, e cila po avancon 1:0 si vendase kundër Evertonit.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligë janë: Bournemouth 0:1 Southampton Brentford 0:0 Chelsea Liverpool 1:0 West Ham Newcastle United 1:0 Everton.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.