
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Viti një person i cili është goditur nga traktori ka vdekur, raporton Gazeta10.
Sipas tyre, viktima ka ndërruar jetë pasi që është dërguar për tretman mjekësor.
“Viti 19.10.2022 – 20:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë.”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuar për goditjen e personit është liruar përsëri dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Edhe gjatë muajit korrik të këtij viti një 60-vjeçar kishte humbur jetën në Mitrovicë pasi ishte shkelur nga traktori me të cilin po punonte./Gazeta10