Lajme

Profesorët e Shqipërisë protestojnë, kërkojnë rritje të pagave

Gazeta10
20 Tetor 2022 - 12:39

Viti akademik në Shqipëri ka nisur vetëm 4 ditë më parë, por pedagogët sot kanë protestuar përpara universitetit Politeknik në Tiranë duke kërkuar rritjen e pagave të tyre.

Në vijim të grevës, pedagogët kanë njoftuar sot bojkot të sallave mësimore, shkruan Top Channel, raporton Gazeta10.

“Universiteti është vend i shpresë, por çfarë shprese mund të ngjallin ato në Shqipëri, me pedagogët të keqpaguar, mjedise të parikonstruktuar, pa kushte për mësim. Ndaj të ngrihemi për universitetin që ngjall shpresë ose vendi s’ka të ardhme.”, tha kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaci.

Kjo nuk është protesta e parë që pedagogët shqiptar po mbajnë, pasi që të tilla ata zhvilluan me 15 shtator dhe 5 tetor të këtij viti.

Profesorët e Universiteteve të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës për të pezulluar procesin mësimor, ata po kërkojnë që pagat të rriten për 50%, duke këmbëngulur që këtë vit të aplikohet një rritje prej 30% dhe në 2023, pagat të rriten për 20 për qind.

Në mbrojtje të tyre madje ditë më parë ka dalur edhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili deklaroi se e mbështet grevën e profesorëve duke thënë se profesorët e Kosovës paguhen dy herë më shumë se sa ata të Shqipërisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.