Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

TikTok do t’i ndalojë fëmijët të bëjnë transmetim “live”

Gazeta10
20 October 2022 - 13:53

Kompania TikTok po rrit moshën minimale për transmetim të drejtpërdrejtë nga 16 në 18 vjet nga muaji i ardhshëm, raporton Gazeta10.

Një hetim i BBC News, zbuloi qindra llogari të fëmijëve që hynin drejtpërdrejt në TikTok nga kampet e refugjatëve sirianë dhe luteshin për donacione.

Disa merrnin deri në 1,000 dollarë në orë, por kur ata tërhoqën paratë, TikTok kishte marrë deri në 70% të tyre.

Por shumë shpejt, vetëm të rriturit do të jenë në gjendje të “dërgojnë dhurata virtuale ose të kenë akses në veçoritë e fitimit të parave.”, thanë drejtuesit e TikTok.

Kështu, duke filluar nga 23 nëntori, vetëm përdoruesit 18 vjeç e lart do të mund të organizojnë një transmetim të drejtpërdrejtë.

Sidoqoftë, është e paqartë se si TikTok do t’i zbatojë këto kufizime moshe.

Ndërkaq kompanitë e tjera si Facebook, Instagram, YouTube, kanë një moshë minimale të transmetimit live prej 13 vjeç dhe tashmë i lejojnë përdoruesit të kufizojnë moshën e përmbajtjes që ngarkojnë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.