
Komentatori politik, Halil Matoshi, ka thënë se publikimi i videove akuzuese nga Lëvizja Vetëvendosje drejt opozitës e ka pamundësuar ndër të tjera takimin e nesërm.
Matoshi në Politiko, gjithashtu ka thënë se edhe mungesa e temës së diskutimit në këtë takim, kanë bërë që PDK-ja dhe LDK-ja ta refuzojnë ftesën, raporton Gazeta10.
“Kurti, është arrogant dhe e nënçmon rolin e opozitës në demokraci, sepse i ka numërat e mëdhenj, dhe ajo që quhet arrogancë e numërave e kanë halitë pak këtë djalin e ri..LDK dhe PDK në këtë rast kanë vlerësuar që nuk kanë temë të diskutimit, a e dini se çfarë ftese është?”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10