Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Çitaku: Hashim Thaçi nga malet e Qyqavicës ndërtoi aleanca me NATO-n, sot ato po cenohen nga zyra

Gazeta10
24 December 2025 - 9:45

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka krahasuar qasjen e ish-udhëheqjes së Kosovës nga Hashim Thaçi me atë të Qeverisë aktuale dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka theksuar se Hashim Thaçi, së bashku me burrat dhe gratë e asaj kohe, ka ndërtuar aleanca të fuqishme me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rrethana shumë më të vështira sesa sot.

“Në vitin 1999, Hashim Thaçi dhe burrat e gratë e asaj kohe, nga malet e Berishës dhe Qyqavicës, kanë ndërtuar aleanca me NATO-n dhe SHBA-të, ndërsa kjo Qeveri, nga komoditeti i zyrës, i ka cenuar shumë seriozisht këto raporte”, ka deklaruar Çitaku në Kanal10.

Për më shumë detaje, ndiqni videon në vazhdim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.