
Komentatori politik, Beqë Cufaj ka deklaruar në emisionin Politiko se Kosova duhet të krijojë një alternativë politike që e bën vendin të qeverisshëm dhe hap rrugën për dialog mes liderëve politikë.
Sipas Cufajt, është e domosdoshme që të gjithë akterët politikë të ulen në një tavolinë dhe të bisedojnë për funksionimin e institucioneve, duke theksuar se pa bashkëpunim nuk mund të ketë stabilitet institucional. Ai tha se këtë deklaratë e kishte shprehur edhe para mediave gjermane.
“Kosova duhet të ketë alternativë, duhet të bëhet e qeverisshme që të gjithë të ulemi në tavolinë, siç janë ulur në Kanal 10. Ndoshta tani nuk janë rrethanat më të përshtatshme, por liderët duhet të bisedojnë dhe të fillojnë me funksionimin e institucioneve,” ka thënë Cufaj.
Ai ka shtuar se dialogu politik është çelësi për tejkalimin e krizave aktuale dhe për ndërtimin e një klime më funksionale për qeverisje dhe vendimmarrje në Kosovë.
Deklarata e plotë: