
Komentatori politik Halil Matoshi është arsyetuar për postimin e tij të fundit në Facebook, duke thënë se ai ka qenë një apel i drejtpërdrejtë për qytetarët e Republikës së Kosovës që të votojnë sipas bindjeve të tyre politike.
I ftuar në emisionin “Politiko”, Matoshi ka theksuar se qytetarët janë të lirë të votojnë cilëndo parti politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, por ka kërkuar që brenda listave zgjedhore të përzgjidhen kandidatë me dije dhe integritet.
“E kam bërë si apel tek qytetarët e Republikës, që të votojnë sipas vullnetit të vet politik, kë të dojnë, edhe Lëvizjen Vetëvendosje sipas vullnetit të tyre. Por në atë listë të zgjedhin së paku njerëz të cilët kanë një bazë të dijes dhe integritet,” ka deklaruar Matoshi.
Ai ka shtuar se mban të drejtën të kritikojë apo të vlerësojë individë të caktuar politikë, varësisht nga veprimet e tyre.
“Unë edhe mund t’i kritikoj secilin prej tyre veç e veç për veprimet e tyre, ose edhe mund t’i lavdoj secilin veç e veç për veprimet e tyre,” ka theksuar ai.
Sipas Matoshit, postimi i tij është keqkuptuar nga një pjesë e opinionit publik, ndërsa qëllimi i tij ka qenë të nxisë një votim më të përgjegjshëm dhe cilësor.
Deklarata e plotë: