Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fidan Rama: Fushata po bëhet vetëm proceduralisht, partitë po kursehen nga frika e zgjedhjeve të reja

Gazeta10
25 December 2025 - 21:41

Komentatori politik Fidan Rama ka deklaruar se fushata aktuale zgjedhore po zhvillohet më shumë në mënyrë procedurale, pasi sipas tij verdikti pothuajse tashmë është marrë nga qytetarët.

I ftuar në emisionin “Politiko”, Rama ka theksuar se ekzistojnë dy arsye kryesore që po e karakterizojnë këtë fushatë si të zbehtë dhe të paqartë.

“Fushata po bëhet vetëm proceduralisht, sepse verdikti është marrë nga populli, kjo është një,” ka deklaruar Rama.

Sipas tij, arsyeja e dytë lidhet me frikën e partive politike se mund të ketë sërish zgjedhje në muajin prill, çka po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ato po veprojnë.

“Po më duket se partitë po tuten se kemi me pas prap zgjedhje në prill dhe po kursehen, në aspektin financiar, në aspektin e fushatave, të listave dhe gjithçka tjetër,” ka theksuar ai.

Rama ka shtuar se pasiguria për rezultatin përfundimtar po i bën partitë të rezervuara, duke krijuar një situatë ku rezultati zgjedhor mbetet i paqartë.

“Këto dy elemente për mua po e bëjnë të paqartë rezultatin,” ka përfunduar Rama.

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.