Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Me festë dhe punë në Kanal10 nis supermaratona zgjedhore

Gazeta10
27 December 2025 - 21:02

Teksa vendi është në prag të zgjedhjeve parlamentare, Televizioni i Gazetarëve Kanal10 ka përgatitur një program të veçantë që shikuesit do të mund ta ndjekin që nga orët e hershme të mëngjesit. Detajet ekskluzive u ndanë në emisionin Politiko nga drejtori ekzekutiv i Kanal10, Arben Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se  do të prezantohet edhe një exit poll, i realizuar nga Bleron Baraliu, i cili sipas tij pritet të jetë përmbajtje atraktive dhe me interes të lartë për publikun.

“Prej mëngjesit, do të kemi një supermaratonë që nis nga kjo studio. E kemi menduar idenë që dita të jetë edhe festë, pasi është e diela e fundit e këtij viti. Transmetimi fillon nga ora 07:10; do të jemi në sheshe, me raportime nga terreni, ndërsa fokusi kryesor do të jetë te atmosfera dhe ‘gallata’ që do ta sjellim nga sheshet,” tha Ahmeti.

Kanal10 paralajmëron mbulim gjithëditor të zhvillimeve zgjedhore, me lidhje direkte, analiza dhe përmbajtje ekskluzive për shikuesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.