
Ilir Myrtezaj, kandidat i PDK-së për zgjedhjet nacionale, i ftuar në emisionin Politiko, shpalosi arsyet që e shtynë të bëhet pjesë e garës zgjedhore si dhe prioritetet e tij në rast se zgjidhet deputet.
Ai tha se kandidimi i tij vjen nga nevoja për përfaqësim më të mirë dhe për politika konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Myrtezaj theksoi se fokusi i tij nuk do të jetë vetëm në sektorin publik.
“Në të njëjtën kohë ne kemi pretendime që të trajtojmë edhe sektorin privat,” tha ai, duke shtuar se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës kërkojnë mbështetje të fuqishme për bizneset dhe sipërmarrjen.