Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abazi: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin

Gazeta10
21 October 2022 - 10:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një konferencë për media ka thënë se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin, raporton Gazeta10.

“Nuk ka propozim gjerman , nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit… Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së djeshme në mediat e Kosovës u raportua për një draft “gjerman” të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërkaq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe që u publikua në mediat e Kosovës është hartuar në Beograd nga organizata gjermane gjatë një takimi me organizatat serbe.

“Teksti me kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe është propozuar nga organizatat gjermane që patën një takim në Beograd me përfaqësues të disa organizatave vendëse”, ka deklaruar Vuçiq për TV Prva.

Një raportim i mediumit pro-Vuçiqit “Novosti” më 29 shtator kishte raportuar se Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Instituti Europian për Paqe (EIP) janë ngarkuar me barrën e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili me pas do të rishikohet nga OJQ-të e Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë do t’i prezantohet ndërmjetësit europian, Miroslav Lajçak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.