Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Opsionet për kompromis, Qeveria e Kosovës: Në këtë periudhë ka sprova e testime

Gazeta10
21 October 2022 - 14:30

Qeveria e Kosovës në njoftimin për takimin midis Kurtit dhe Haradinajt ka thënë se në këtë periudhë sa i takon dialogut me Serbinë ka sprova dhe testime, raporton Gazeta10.

Dje gjatë ditës është lëshuar në qarkullim një draft-statut gjerman për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Qeveria e Kosovës dje është deklaruar se refuzon modelet të Asociacionit që kanë karakter etnik ndërsa sot në njoftimin e saj për takimin Kurti-Haradinaj ndër të tjera është thënë se ka opsione dhe modele që po qarkullojnë dhe që janë vetëm testime dhe sprova.

“Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.