Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kastrati u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Situata e rënduar nga reshjet në Malishevë

Gazeta10
06 January 2026 - 21:16

Komuna e Malishevës po përballet me reshje të vazhdueshme shiu, të cilat kanë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit dhe gjendjes në disa zona të komunës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke folur në emisionin Politiko, tha se si pasojë e situatës së krijuar, qytetarët janë detyruar të përdorin rrugë alternative.

Sipas tij, gjendja në territorin e Malishevës është e rënduar, ndërsa institucionet komunale janë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën.

“Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos rrezikojnë. Në gjithë territorin e Malishevës situata është e rënduar,” deklaroi Kastrati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.