Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sot derbi i ditës Chelsea – Man utd, statistika dhe rekorde interesante mes tyre

Gazeta10
22 October 2022 - 13:05

Sot me fillim nga ora 18:30 luhet ndeshja kryesore e ditës në futbollin Anglez në mes të Chelseat dhe Manchester United.

Kjo ndeshje ndër vite ka shënuar një rekord barazimesh – më së shumti në historinë e Premier League gjithësejt 25 herë këto dy ekipe kanë ndarë piket – duke përfshirë gjashtë barazime të fundit nga tetë përballjet e fundit në mes të “bluve” dhe “djajve”.

Këtë ndeshje Manchester United hyn me optimizëm të madh pas fitores kundër Totenham në mesjavë, ndërkohë Chelsea barazonte në udhëtim te Brentford.

Kur jemi tek statistikat e lojtarëve që sot do të mundohen të lënë gjurmë Raheem Sterling nuk e ka gjetur kurrë rrjetën e golit kundër United në 23 paraqitjet e tij kundër djajve sa ishte pjesë e “Citizens”.

Mungesat e Chelseat për këtë ndeshje janë: Reece James, N’Golo Kante dhe Wesley Fofana.

Mungesat e Man Utd për këtë ndeshje janë: Maguire, Ronaldo, Martial, Van De Beek, Wan Bissaka dhe Phil Jones.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.