Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ministrja gjermane për Kanal10: Drafti i Asociacionit nuk u autorizua nga Qeveria, u draftua prej shoqatës gjermane

Gazeta10
24 Tetor 2022 - 13:18

Ministrja për Evropë në qeverinë e Gjermanisë, Anna Lührmann ka thënë ekskluzivisht për Kanal10, se drafti i publikuar i Asociacionit nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë e Gjermanisë, raporton Gazeta10.

“Ky është një draft i bërë me mbikëqyrjen e një shoqate gjermane, Friedrich Ebert Foundation, dhe ata kanë punuar me ekspertë të pavarur. Ky draft në asnjë mënyrë nuk është i autorizuar nga Qeveria gjermane, por ne besojmë se është mirë kur shoqëria civile angazhohet në këtë temë, sepse do të ishte mirë që të arrihet një marrëveshje për statutin e këtij Asociaiconi të komunave serbe. Edhe për mua duket problematike për t’i dhënë komeptenca të plota ekzekutive. Por, mendoj se është mirë që të ketë bashkëpunim me këto komuna, për të gjetur një rrugë se si mund t’i organizojnë dhe t’i shprehin pikëpamjet e tyre”, ka thënë ajo në një intervistë për Prime Time të Kanal10.

Intervista me ministren gjermane transmetohet ekskluzivisht sonte nga ora 22:45, në kuadër të emisionit Prime Time me Xhemajl Rexhën. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.