
Kirurgu Adem Ademi, mbetjet mortore të së cilit u identifikuan nga gërmimet që janë zhvilluar në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur që nga lufta, është rivarrosur sot në Mitrovicë.
Më 3 nëntor, kryeministri Albin Kurti njoftoi se nga raportet e reja të ADN-së është identifikuar që mbetjet mortore të gjetura nga gërmimet në fshatin Kalludër e Zubin-Potokut janë të; Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve.