
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka pritur në takim ambsadorin e ri të Francës, Olivier Guérot, me të cilin ndër të tjera janë pajtur për bashkëpunim, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ministri i ka urur mirëseardhje ambsadorit francez dhe e ka informuar për zhvillimet e fundit.
Po ashtu edhe ambsadori i ri i Francës Guéro e ka falënderuar Çekun për pritjen.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Ministri Çeku ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy shteteve tona, aktivitetet e shumta të realizuara nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe vazhdimin e bashkëpunimit.
Ministri Çeku i uroi mirëseardhje në Kosovë po ashtu e njoftoi me zhvillimet aktuale, proceset me rëndësi që po zhvillohen në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore ndërsa ambasadori Guérot duke e falenderuar për pritjen shprehu gatishmërinë e tij për të punuar së bashku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Facebook. / Gazeta10