Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ymeri: Trainkos nënshkroi kontratë afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë

Gazeta10
25 August 2026 - 14:15

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me një kontratë të TrainKos për vagonë, duke pretenduar se kontrata, në vlerë prej afër gjysmë milioni euro, është nënshkruar pa çmime të përcaktuara në paramasë.

“Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për vagonë, sa që është nënshkruar kontrata afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas saj, një praktikë e tillë nënkupton që çmimet përcaktohen më vonë nga kontraktori.

“Kjo i bie me tahmin, e çmimet saktë i qet kontraktori nga Republika e Serbisë. Çfarë besimi”, ka thënë Ymeri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.