Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 36-vjeçari i dyshuar për vrasjen në tentativë të ndodhur ditë më parë në Fushë Kosovë

Gazeta10
23 October 2022 - 23:37

Një person është arrestuar këtë të diel, si i dyshuar për vrasjen në tentativë që ka ndodhur ditë më parë në Fushë Kosovë, raporton Gazeta10.

Policia njofton se i dyshuari është XH.M, 36-vjeçar. I njëjti është arrestuar nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentarivë, që ka ndodhë me datën 18.10.2022, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëtin rast hetuesit kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.