Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kai Havertz lëndohet sërish, do të jetë jashtë fushave për disa javë

Gazeta10
12 February 2026 - 14:56

Kai Havertz ka pësuar një lëndim tjetër, që do ta lë jashtë fushave për disa javë.

 

Ky dëmtim është një goditje për Arsenalin në fazën më të rëndësishme të sezonit, duke marrë parasysh edhe mungesat e Mikel Merinos, Martin Odegaard dhe Bukayo Sakas.

 

Pas qëndroi për disa muaj jashtë fushave, Havertz në fund të janarit u rikthye në aksion dhe menjëherë e rigjeti formën e tij më të mirë.

 

Pas këtij lëndimi, gjermani pritet të mungojë për rreth tri javë, dhe pritet të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme si ajo kundër Tottenham.

 

Ai erdhi te Arsenali në vitin 2023 nga rivali Chelsea për shumën e 75 milionë eurove, por lëndimet që nga ajo kohë ia kanë pamundësuar që të shfaq potencialin e plotë.

 

Ai ka kontratë me “Topçinjtë” deri në qershor të vitit 2028.

 

Arsenali është lider në Premierligë dhe është në rrugë të duhur për ta rikthyer titullin kampion në Londër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.