Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Procesi i ngadaltë i rikuperimit, Belligham do të mungojë deri në prill

Gazeta10
12 February 2026 - 16:35

Pas lëndimit që e pësoi kundër Valencias, Bellingham pritet të mungojë më shumë se ç’ishte planifikuar.

 

Mediat në Spanjës raportojnë procesi i rikuperimit të futbollistit anglez po shkon me hapa shumë të ngadaltë dhe ai nuk do të rikthehet në fushë përpara muajit prill.

 

Kjo padyshim që është një goditje e madhe për klubin madrilien, para fazës më të rëndësishme të sezonit.

 

Bellingham ka ende shumë dhimbje në kofshën e tij të djathtë dhe i pamundësohet që të rikthehet në stërvitje.

 

Ai do të humbasë ndeshje të rëndësishme si dy përballjet e play-offit në Ligën e Kampionëve kundër Benficës.

 

Në mungesë të tij, Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde mund të jenë si dy alternativa për Arbeloan për të luajtur në mesfushë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.