Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami: Kurti jep shtesa për lehona por nuk i mirëkupton gratë që nuk pajtohen me të, që i bëjnë pyetje të vështira

Gazeta10
15 February 2026 - 21:21

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se “akti i largimit nga puna i gazetarës Edina Avdiu është sulm i hapur ndaj lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediave në Kosovë”.

Ajo tha se gazetarja u largua nga RTK pas tre vitesh “vetëm se refuzoi të bëhej zëdhënëse e propagandës së pushtetit”.

Ajo thotë se “Kurti jep shtesa për lehona, por nuk i mirëkupton gratë që nuk pajtohen me të, që i bëjnë pyetje të vështira e kërkojnë argumente në vend të propagandës”.

Bajrami shprehet se “Edina Avdiu, në muajin e 5-të të shtatzënisë, largohet nga RTK-ja sepse refuzoi të lexojë tekstet e hartuara në kuzhinën e LVV-së. Kurti dhe LVV e duan Edinën jo si gazetare, por si amvise që jeton me social”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.