
Komentatori politik Arton Demhasaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur Kushtetutën, duke pretenduar se, pavarësisht se i ka pasur votat, nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh.
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, Demhasaj tha se Kushtetuta po trajtohet pa respektin e duhur.
“Kushtetutën e Republikës së Kosovës e kemi ba si tepih, kush do shkon e hi shkel në to kur t’i teket”, tha Demhasaj.
Ndërkohë, deklaratës së tij i është kundërpërgjigjur Krenar Shala, i cili tha se, sipas tij, Kushtetuta e Kosovës po respektohet në tërësi.
“Prej A deri në Zh respektohet Kushtetuta e Kosovës”, tha Shala.