Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushaku-VV-së: Nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike pa shkelur Kushtetutën

Gazeta10
11 August 2026 - 23:47

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e kritikuar për qasjen e saj politike dhe zhvillimet e fundit institucionale.

Lushaku ka thënë se është “tragjike” që një parti fituese e zgjedhjeve, sipas saj, nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike pa shkelur Kushtetutën.

“Është tragjike të kemi një parti fituese (VV), që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike pa e shkelë Kushtetutën”, ka shkruar Lushaku.

Ajo e ka cilësuar VV-në si një parti me fuqi elektorale, por pa potencial politik, duke e akuzuar për qasje destruktive.

“Dmth, kemi të bëjmë me një parti të dobët, me fuqi elektorale e pa potencial politik. Por, destruktive në ide dhe veprime. Shteti jonë ka nevojë për zhvillim, e jo sfidim të sistemit shtetëror. Por, zhvillimi, kushtetueshmëria e përgjegjësia shtetërore mbeten koncepte të pazotuara për VV-në. Fatkeqësisht!”,  ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.