Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjatë skijimit

Gazeta10
17 February 2026 - 19:04

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, sot e ka realizuar me sukses një operacion shpëtimi për një turiste ski-bjeshkatare, e cila kishte pësuar thyerje të këmbës gjatë aktivitetit të skijimit.

Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit i kanë ofruar ndihmën e parë, duke bërë imobilizimin e frakturës dhe përgatitjen e saj për evakuim të sigurt.

“Aksidenti ka ndodhur në afërsi të majës së Maja e Ram Aruqit, në kreshtën kufitare ndërmjet Republika e Kosovës dhe Shqipëria, në masivin e Bjeshkët e Nemuna. Operacioni është realizuar duke përdorur teknikat e bartjes me barrelë dhe motosajë, ndërsa ka përfunduar me dorëzimin e të lënduarës tek ekipet e urgjencës për trajtim të mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.