Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Esat Shala: Mbi 2 mijë incizime të dërguara në Hagë u refuzuan, krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

Gazeta10
17 February 2026 - 19:26

Arkivuesi i pamjeve nga lufta e fundit në vend, Esat Shala, ishte i ftuar sonte në Kanal10, ku foli për materialet që, sipas tij, i ka dorëzuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Shala deklaroi se para dy vitesh ka dërguar mbi dy mijë incizime që, sipas tij, përmbajnë dëshmi të krimeve serbe në Kosovë, por që ato nuk janë marrë parasysh.

“I kam dërguar para dy viteve mbi 2 mijë incizime në Gjykatën Speciale në Hagë dhe asnjëherë nuk iu është dhënë hapësirë për t’i publikuar ato pamje,” u shpreh ai.

Tutje, ai theksoi bindjen e tij se ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po përballen me akuza në Hagë janë të pafajshëm.

“Ata që janë në Hagë, krerët e UÇK-së që po akuzohen, janë krejtësisht të pafajshëm,” deklaroi Shala.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.