Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj në studion e Adresës me veshjen që kishte në ditën e Pavarësisë: I veshi për çdo përvjetor

Gazeta10
17 February 2026 - 23:43

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ftuar sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10, riktheu kujtimet nga 17 shkurti i vitit 2008, dita historike kur Kosova shpalli pavarësinë.

Hoxhaj tregoi se për çdo përvjetor të pavarësisë ka vendosur të qëndrojë njësoj, kushtuar momentit, duke përdorur të njëjtat rroba që i kishte veshur në ditën kur shpalli pavarësinë.

“Është nënshkrim ku unë kam pasur kontribut direkt në fazën finale të kësaj pavarësie, dhe më ka bërë që sot e kësaj dite të qëndroj i kushtuar, sikurse kam ardhur tek ju me të njëjtat rroba me të cilat e kam shpallur pavarësinë. Edhe këpucat i kam të ditës se pavarësisë, të cilat më duken se po më bien pak të ngushta,” tha Hoxhaj, duke rikujtuar emocionin dhe rëndësinë e momentit historik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.