
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorhn Rohde, e ka shpërndarë promon e intervistës së Ministres për Evropë në Qeverinë e Gjermanisë, Anna Lührmann, në Prime Time të Kanal10.
Rohde përmes rrjetit social Twitter, u ka bërë thirrje qytetarëve ta përcjellin këtë intervistë, raporton Gazeta10.
“Ndiqeni intervistën me ministren gjermane Anna Luehrmann, rreth procesit të Berlinit, dialogut, liberalizmit të vizave e tema të tjera sonte në 22:45, në emisionin Prime Time të Kanal10”, ka shkruar ai në Twitter.
Intervistën me ministren gjermane, mund ta ndiqni sonte në 22:45, në emisionin Prime Time me autor Xhemajl Rexhën./Gazeta10
