
Drita nesër do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Celjes, në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.
Në konferencë për media, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani foli për këtë ballafaqim, duke thënë se skuadra është e motivuar maksimalisht për këtë ballafaqim.
“Me aq kohë sa kemi pasur në dispozicion, jemi munduar të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen. Duhet të luajmë pa presion, çfarëdo rezultati është në favor për ne. Kam parë entuziazëm në stërvitje. Tifozët që vijnë nesër për ta përkrahur Dritën në fushë do të shohin 11 gladiatorë, e jo 11 manikena”, deklaroi trajneri Ramadani.