
Drita nesër do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Celjes, në kuadër të play-offit për Ligën e Konferencës.
Në konferecë për media para këtij ballafaqimi foli edhe futbollisti Veton Tusha.
Tusha deklaroi se rezultati është ende i hapur dhe gjithçka është e mundshme.
“Rezultati është i hapur dhe ne mund të bëjmë rikthimin e madh. Kemi bërë një ndeshje të mirë në Prishtina dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Tusha.