Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kylian Mbappe do të rikthehet në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Gazeta10
26 February 2026 - 15:54

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim dhe si pasojë e kësaj nuk u paraqit në ndeshjen kundër Benficës në Ligën e Kampionëve.

 

Reali triumfoi edhe në ndeshjen e dytë me shifrat 2-1 për të kaluar në 1/8-ën e finales.

 

Sipas raportimeve të fundit, lëndimi i Mbappes nuk është serioz dhe ai do të jetë jashtë fushave për 10 deri në 14 ditë.

 

Me këtë rast, francezi do të jetë i gatshëm për 1/8-ën e finales se Ligës së Kampionëve, që i bie të luhet në javën e dytë të marsit.

 

Real Madridi në këtë raund do të përballet me njërën nga skuadrat Manchester City apo Sporting Lisbona, me shortin që do të hidhet të premten.

 

Mbappe ka qenë lojtari kryesor i madrilienëve deri më tani këtë sezon, ku në 33 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 38 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

 

27-vjeçari po kalon edicionin e dytë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa është në kërkim të trofeut të parë në Spanjë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.