
Real Madridi në verë është duke shyqrtuar mundësinë e një transferimin të madh.
Që nga largimi i Toni Kroos, madrilienët kanë pasur shumë probleme në mesfushë, duke mos arritur të gjejnë një zëvendësues ideal për të.
Mediat në Spanjë raportojnë se “Los Blancos” e dëshirojnë me çdo kushte transferimin e Vitinhas.
Reali është i gatshëm t’i ofrojë Parisit 100 milionë euro vetëm për ta sjellë portugezin në “Santiago Bernabeu”.
Vitinha është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë aktualisht, teksa luajti rol kyç në sukseset e PSG-së sezonin e kaluar ku fituan çdo trofe.
26-vjeçari është i hapur për një sfidë të re në karrierë, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Parisi e sheh Vitinhan si pjesë kyçe të skuadrës dhe ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2029.
Paris Saint-Germain shpenzoi plot 41 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2022 nga Porto.
Vlera e tij në treg është rreth 110 milionë euro.